Ekonomi Shqipëria e fundit në Europë për të ardhurat dhe konsumin në vitin...

Shqipëria e fundit në Europë për të ardhurat dhe konsumin në vitin 2021

Shqiptarët janë qytetarët me fuqinë më të ulët blerëse në Europë. Me të ardhurat e tyre ata mund të blejnë me pak mallra dhe shërbime.

Të ardhurat për frymë janë sa 32% e mesatares së Bashkimit Europian. Për pasojë edhe konsumi e fuqia blerëse është në nivelet më të ulëta.

Eurostat ka nxjerrë raportin për vitin 2021, ku del se për 6 vite, Shqipëria ka ngelur në të njëjtat nivele të mirëqenies, dhe ndonëse ka një përmirësim të lehtë me 1 pikë përqindje në raport me 2020, shtetet e tjera të rajonit kanë ecur më shpejt në rrugën drejt mirëqenies, me synim për të kapur mesataren europiane brenda një periudhe të caktuar.

Në Europë, Luksemburgu e Irlanda e Danimarka kanë standardin më të lartë të pagave dhe konsumit. Fuqia blerëse për një qytetar shqiptar është 4 deri 5 herë më e vogël se në këto shtete.

Të ardhurat vjetore për frymë në Luksemburg arrijnë në 110 mijë euro. Në Bashkimin Europian, 35 mijë dhe në Shqipëri 4500 euro.