Sot Kosova feston 14-vjetorin e Pavarësisë. Në praninë e krerëve më të lartë shtetërorë; presidentes Vjosa Osmani, kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të Kuvendit Glauk Konjufca, pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës ngritën flamurin para objektit të Qeverisë.
Presidentja Osmani u shpreh se në këtë ditë duhet festuar dhe bëri thirrje për unitet për ta bërë Kosovën shtet të suksesshëm.
Presidenti Ilir Meta, kryeministri Edi Rama, kreu i opozitës Lulzim Basha e të tjerë politikanë shqiptarë uruan Kosovën në këtë ditë të shënuar.
Kosova shpalli Pavarësinë më 17 shkurt të vitit 2008 dhe deri më tani e kanë njohur 117 vende të botës.