Kosova Kosova mbyll kufijtë, kush hyn duhet të futet në karantinë

Kosova mbyll kufijtë, kush hyn duhet të futet në karantinë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës që po mbahet aktualisht ka njoftuar se Qeveria ka vendosur që të mbyllen të gjithë kufijtë tokësor përveç shtetasve të Kosovës.

Kurti ka thënë se të gjithë qytetarët që hyjnë në Kosovë do të kontrollohen dhe do të vetëizolohen në një periudhë prej 15 ditëve.

“Qeveria e Kosovës ka vendosur që të mbyllen kufijtë tokësor për ata që hyjnë në Kosovë përveç për shtetasit e Kosovës. Qytetarët do të kontrollohen dhe do të vetëizolohen për 15 ditë”, tha Kurti gjatë mbledhjes së Qeverisë.

“Qeveria ka vendosur që të mbyllen të gjitha kafiteritë dhe restorantet dhe aktivitetet kulturore e sportive. Qeveria ka vendosur që të mbyllen kafet dhe restorante, të gjitha qendrat tregtare dhe të pezullohen të gjitha aktivitetet kulturore dhe sportive në të gjithë Kosovën”, – shtoi Kurti.