Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës nënshkruan mëngjesin e së dielës marrëveshjen për bashkëqeverisje
Lajmi është bëri i ditur nga kryetari i Vetëvendosje, Albin Kurti dhe ai i LDK, Isa Mustafa.
Qeveria e re do të ketë 15 ministri dhe 33 zëvendësministra, 6 ministri do të drejtohen nga VV, 6 nga LDK dhe 3 të tjera do të shkojnë për komunitetet
“Ne sot u takuam me profesor Isa Mustafën, u takuam dhe u dakorduam që të takohemi edhe nesër që ta zgjedhim qeverinë e re. Ne tashmë e kemi nënshkruar marrëveshjen e jemi marrë vesh për të gjitha, edhe për ndarjen e përgjegjësive në kuadër të qeverise së re”, tha Kurti.
Ndërsa, lideri i LDK-së, Isa Mustafa tha se u arrit një marrëveshje që është në dobi të Kosovës dhe në interes të ndryshimeve që pritet të ndodhin në vend.
“Vlerësoj se marrëveshja është rezultat i mirëkuptimit dhe një pune të përbashkët mjaft të gjatë me liderin e lëvizjes Vetëvendosje dhe me bashkëpunëtorët e tij. Kemi hulumtuar të gjitha alternativat, të gjitha mundësitë, kemi ardhur bashkërisht në një zgjidhje që e vlerësojmë se është në interes të Republikës së Kosovës”, tha Mustafa.
Qeveria e re e Kosovës pritet të votohet ditën e hënë në seancën e thirrur nga i mandatuarit për kryeministër Albin Kurti.