Aktualitet Krimi në sy të tre fëmijëve, qëlloi për vdekje bashkëshorten me thikë

Krimi në sy të tre fëmijëve, qëlloi për vdekje bashkëshorten me thikë

Një krim i rëndë brenda familjes ka ndodhur në qytetin e Durrësit, Lulzim Cuku qëlloi për vdekje bashkëshorten e tij Manjola Cuku.

Mësohet se çifti ka tre fëmijë të vegjël, dy vajza të moshës dhjetë e shtatë vjeç dhe një djalë 2 vjeç. 45-vjeçari shkonte herë pas here në Greqi si emigrant.

Gazetari Leonidha Musaj tha për “ABC News” se burri ka vrarë gruan me disa goditje me thikë. “Të pranishëm ishin edhe fëmijët e çiftit, në momentit kur i ati ka goditur të ëmën. Lulzim Cuku 45-vjeç ka qëlluar disa herë për motive të dobëta bashkëshorten e tij në pjesën e sipërme të trupit. 45-vjeçari jetonte si emigrant në Greqi, ndërsa policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes e lajmëruar nga banorët. Tre fëmijët kanë mbetur të traumatizuar nga ngjarja. Policia ka shpallur në kërkim autorin i cili është larguar nga vendi i ngjarjes. Familja Cuku ka ardhur nga Dibra pas viteve ’90, ndërkohë vëllezërit e tij jetojnë në Greqi. bashkëshorti kishte dyshimet e tij për bashkëshorten, por banorët e zonës kanë hedhur poshtë këto dyshime duke treguar konsideratat më të larta për Manjola Cukun”, raporton gazetari.