Filmi “Zgjoi” me regjisore Blerta Bashollin është propozuar nga Kosova si kandidati zyrtar për Oscars 2022.
Lajmi u bë i ditur nga Qendra Kinematografike e Kosovës në faqen zyrtare në Facebook të mërkurën.
“Zgjoi” është tre herë fitues i festivalit të Sundance. Në njoftim është cilësuar si “një realizim me mjeshtëri në mënyrë realiste, të përmbajtur dhe me gravitet të thellë”.
Filmi është i bazuar në ngjarje të vërtetë, dhe tregon për një grua kosovare (Fahrije Hoti) e cila ashtu si të gjithë bashkëkombësit e saj kanë vuajtur shumë pasojat e luftës me Serbinë, por ka gjetur forcën për të parë përpara dhe për t’u bërë e suksesshme.