Autoritetet në Kosovë konfirmuan të hënën 129 raste të reja të të prekurve nga COVID-19, që është numri më i lartë i të konfirmuarve në një ditë që nga fillimi i pandemisë.
Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, rastet e reja pasuan 385 teste.
Nga të prekurit, 46 janë nga komuna e Prishtinës, 18 nga komuna e Prizrenit, 15 nga komuna e Vushtrrisë, 9 nga komuna e Rahovecit, 8 nga komuna e Pejës, 6 nga komuna e Vitisë, 6 nga komuna e Gjakovës, 5 nga komuna e Lipjanit, 3 nga komuna e Drenasit, 3 nga komuna e Fushë Kosovës, 2 nga komuna e Ferizajt, dhe nga 1 rast në Gjilan, Dragash, Kaçanik, Kllokot, Mamushë, Obiliq, Skenderaj dhe Suharekë.
Rastet e së hënës e quan në 1 mijë e 615 numrin e përgjithshëm të të prekurve nga të cilët deri tani 33 veta kanë humbur jetën, ndërsa 963 janë shpallur të shëruar.