Taksa 100% kundër Serbisë po trazon koalicionin qeverisës në Kosovë.
Ekzekutivi i kryeministrit Ramush Haradinaj kundërshton me forcë kërkesën e kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës njëherësh dhe kryetar i Kuvendit, Kadri Veseli për pezullimin prej 120 ditësh të tarifës së vendosur ndaj importimit të mallrave nga Serbia dhe Bosnje e Hercegovina.
Shefi i kabinetit qeveritar, Avni Arifi duke folur për gazetën Ekspres, tha se Serbia nuk ka bërë asgjë për të përmbushur kërkesat e Prishtinës.
“Taksa nuk hiqet. Asnjë arsye për të cilën është vendosur taksa nuk është eleminuar. Të gjitha janë aty, madje edhe më të ashpra se më herët”, deklaroi Arifi.
Propozimi i Veselit erdhi pas një takimi që zhvilloi me ambasadorin amerikan në Kosovë, Philip Kosnet.
Kryeparlamentari pretendon që brenda këtyre 120 ditëve, Serbia duhet të plotësojë kushtet e vendosura nga qeveria e Kosovës.