Zv. Prokurori i Përgjithshëm, Thoma Jano është konfirmuar në detyrë. Vendimi është dhënë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit
Jano ka rezultuar i pastër në të treja shtyllat e rivlerësimit si pasuria, aftësitë profesionale dhe pastërtia e figurës.
Pas vitit 1997, ai u emërua në Prokurorinë e Tiranës, për t’u emëruar më pas nga Fatos Nano si zv.ministër i Rendit Publik.
Ndërkohë, pasi mbaroi mandatin e tij, Jano vijoi punën si prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme në sektorin e përgjimeve.
Thoma Jano u zgjodh më 30 dhjetor zëvendës i Kryeprokurorit të Përgjithshëm, Olsian Çela.