Drejtuesi i Prokurorisë së Apelit të Durrësit, Ferdinand Elezi ka dalë sot përballë Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Seanca dëgjimore me Elezin drejtohet nga trupi gjykues i përbërë nga Firdes Shuli, Lulzim Hamitaj dhe Olsi Komici.
Rivlerësimi i Elezit do të bazohet në tre kritere. Gjatë seancës dëgjimore ai tha se është i hapur deri në fund të procesit që t’iu përgjigjet pyetjeve nga anëtarët e KPK-së. Elezi ka nisur punë si prokuror në vitin 1999 dhe ka kryer deklarime periodike të pasurisë së tij që nga viti 2003 e në vijim pa ndërprerje.
Në lidhje me pasurinë ILDKP ka vlerësuar se Elezi ka kryer deklarim të saktë në përputhje me ligjin. Ky institucion ka dalë në konkluzionin se burimet e tija financiare janë të ligjshme dhe se ai nuk ka bërë fshehje apo deklarime të rreme. Gjithashtu Elezi nuk ka konflikt interesit.
Pasuritë e Drejtuesi i Prokurorisë së Apelit të Durrësit
– ap banimi 124 m2 tek Komuna e Parisit, blerë në shtator të vitit 2000 me një shumë prej 40 mijë dollarë.
– zyrë 45 m2 në Durrës, blerë 60 mijë euro në vitin2005
– ap., banimi 55 m2, blerë 30 mijë euro në vitin 2005
-ap banimi në Durrës, blerë në 2007, në vlerën 4 mln lekë