Një ngjarje e rëndë në familje u regjistrua në orët e para të së shtunës në Shkozë me pasojë dy viktima.
43-vjeçari Roland Sinani, vrau me armë zjarri kunatën e tij, Migena Sinanin, trupi i të cilës u gjet i pajetë në dhomën e gjumit.
Disa minuta më pas, ai ka dalë jashtë banesës dhe ka qëlluar veten në kokë duke humbur jetën menjëherë.
Në banesë në momentin e ngjarjes kanë qenë dy prindërit e autorit dhe vajza e mitur e Migenës, teksa bashkëshorti i kësaj, Erion Sinani të fundit punonte shofer taksie gjatë natës.
Burime jo zyrtare të policisë, thonë se Roland Sinani mjekohej për probleme të shëndetit mendor, ku dhe hetuesit janë përqendruar për të sqaruar motivet e ngjarjes.
Policia ka sekuestruar armën e krimit, ndërsa janë pyetur dhe familjarët, të cilët kanë pranuar se 43-vjeçari bëhej shpeshherë agresiv.
Vrau kunatën, fqinjët: 43-vjeçari vuante nga depresioni, punonte në gomisteri
Kanë folur për mediat fqinjët e familjes ku ndodhi krimi mëngjesin e ditës së sotme ku 43-vjeçari Roland Sinani vrau me armë zjarri nusen e vëllait Migena Sinani 37-vjeç.
Sipas fqinjëve të familjes Sinani, autori i krimit, Rolandi dhe familja e vëllait jetonin në një banesë private një katëshe në Shkozë në kushte të vështira ekonomike.
Ata tregojnë jashtë kamerave situatën në të cilën jetonte familja teksa vetëm 4 ditë më parë kishin festuar 4 vjetorin e djalit të madh zë çiftit.
“Në familje punonte vetëm vëllai i Rolandit, Erjoni si taksist turni i tretë dhe Rolandi në një servis gomash në ‘Ali Dem’. Nusja Migena ishte e papunë dhe Erjoni (bashkëshorti), kujdeseshin për 2 fëmijët e mitur por edhe për 2 prindërit e sëmurë. Rolandi kishte muaj që trajtohej për shkak se vuante nga depresion. Nuk kanë pasur konflikte në familje kanë shkuar shumë mirë. Nusja flinte në krevat me vajzën 2 vjeçe e cila ka qenë dëshmitare në ngjarje, djalin tjetër 4 vjeç e kishte lënë prej disa ditësh tek dajat e tij”- thonë ata.