Kryesore Mbahet për herë të parë procesioni i Udhës së Kryqit në Tiranë

Mbahet për herë të parë procesioni i Udhës së Kryqit në Tiranë

Ashtu si në Vatikan edhe në Tiranë është mbajtur për herë të parë procesioni i Udhës së i Kryqit, i cili shënjon edhe të Premten e Madhe të Pashkës.

Dhjetëra besimtarë katolik u mblodhën në sheshin Nënë Tereza për të ndjekur nga pas trupin e kryqëzuar, Jezu Krishtit për të perjetuar rrugën e dhimbshme të kalvarit të vuajtjes së tij në 14 stacionet tradicionale para se ai të vdiste në kryq.

Ceremonia që u mbajt në sheshin Nënë Tereza, u udhëhoq nga Arqipeshkvi Mitropolit i Dioqezës Tiranë-Durrës Shkëlqësia e Tij Monsinjor Arjan Dodaj, së bashku me ambasadorin e Selisë së Shejtë të Vatikanit në Shqipëri, Lugi Bonazzi.

Ky procesion është një nga ngjarjet e rëndësishme të ceremonisë së Pashkës, e cila kulmon me kremtimet që zhvillohen të shtunën në mbrëmje.

E Premtja e Madhe e Shenjtë e Pashkëve përkujton ngjarjet dramatike që shkojnë nga dënimi me vdekje e deri te kryqëzimi i Krishtit. Ajo gjithashtu është ditë pendese, agjërimi e lutjeje, ditë e pjesëmarrjes në Mundimet e Krishtit Zot.