Politika “Kriminel i mirëfilltë”, Berisha replikon ashpër me Ulsi Manjën: Shko dhe zgjidh...

“Kriminel i mirëfilltë”, Berisha replikon ashpër me Ulsi Manjën: Shko dhe zgjidh qelinë

Kryetari i Partisë Demokratike të Rithemelimit, Sali Berisha replikoi sot në sallën e Kuvendit me Ulsi Manjën, pasi ky i fundit u shpreh i sigurt se, zgjedhjet e të dielës në Bashkinë e Kukësit mund t’i fitojë kandidati socialist.

Ndërsa Manja deklaroi se kuksianët e kanë ndarë mendjen se si do të votojnë, Berisha mori fjalën nga vendi, nga ku dhe akuzoi Manjën si “një kriminel të mirëfilltë elektoral.”

“Edhe njëherë dua t’i them kriminelit elektoral Manja që sot është në krye të burgjeve: shko dhe zgjidh qelinë. Të garantoj se nuk do të amnistohesh kurrë për krimet e tua të shëmtuara elektorale.

Prandaj shko më mirë tani, zgjidhe vetë. Drejtësia vonon, po nuk harron dhe ti do të shkosh aty ku e meriton.

Kaq kam, përgjigja ime kjo është! Tani bëji një shkresë SPAK-ut që të arrestojnë Sali Berishën. Mos harro!”, replikoi Berisha.