Extra Krishtlindja e vetmuar e zonjës së pëllumbave të filmit “I vetëm në...

Krishtlindja e vetmuar e zonjës së pëllumbave të filmit “I vetëm në shtëpi”

U bë e famshme me rolin e zonjës së pëllumbave në filmin “I vetëm në shtëpi”, por në jetën reale, Brenda Fricker, nuk e ka një Kevin McAllister që t’ia bëjë të bukura festat e fundvitit.

Aktorja, e cila sot është 75 vjeç dhe jeton në Dublin, ka deklaruar në një emision radiofonik se festën do ta kalojë vetëm, pa njeri pranë.

“Do të gënjeja nëse do të thoja se do të kaloj Krishtlindje të lumtura, pasi unë jam e vjetër dhe e vetmuar. Do të mbyll perdet dhe do të fik celularin. Do të shikoj ndonjë program me qenin tim pranë. Kështu do e kaloj”, tha Fricker.

75-vjeçarja ka fituar një Oscar si aktorja më e mirë joprotagoniste, me filmin “My Left Foot”. Ajo u tërhoq nga aktrimi në vitin 2014.

Në vitin 1988, pas 9 vitesh martesë me regjisorin Barry Davies, Brenda u nda dhe nuk u martua më.