Festa e Krishtlindjes, këtë vit në territorin e Shqipërisë nuk do të jetë “e bardhë”.
Sipas meteorologëve, viti 2018 do të mbyllet me një mot të qëndrueshëm, ku temperatura më e ulët do të shënohet në ekstremin verior.
Këtij fundviti do t’i mungojnë reshjet e shiut dhe të dëborës. Në mesditë, temperaturat do të shkojnë deri në 16 gradë Celsius.
“Krishtlindja këtë vit mendohet që të jetë me një mot të qëndrueshëm. Pra nuk parashikohet të kemi reshje, duke përjashtuar vetëm ekstremin verior.
Pjesa tjetër e territorit do të jetë me kthjellime. Pritet një rënie e lehtë e temperaturave në orët e para të mëngjesit, duke bërë që në zonat malore, temperatura më e ulët të shkojë në -3, ndërsa mesdita do të shënojë temperatura 15-16 gradë Celsius”, tha për Top Channel Lajda Porja.