Sport Kovaç përgëzon ekipin: Jemi rikthyer, tani Bajerni nuk ndalet më

Kovaç përgëzon ekipin: Jemi rikthyer, tani Bajerni nuk ndalet më

Trajneri i Bajernit të Mynihut, Niko Kovaç, ishte shumë i kënaqur me fitoren e skuadrës së tij. Kampionët e Gjermanisë fituan me vuajtje ndaj një kundërshtari të vendosur mirë në fushën e lojës, siç është Lajpcigu i vendit të katërt. Kovaç foli gjithashtu edhe për dëmtimin e Serge Gnabri që doli nga loja i dëmtuar.

… për paraqitjen e skuadrës: “Duhet të ruanim qetësinë dhe të kishim durim, pasi loja do të vendosej vetëm nga një gol. Kjo ishte ajo që kërkonim. Treguam më shumë dëshirë për të fituar ndeshjen sesa kundërshtari ynë. Mund të them që jemi rikthyer si në fillim të sezonit, duam të marrim sa më shumë pikë të jetë e mundshme”.

… për kundërshtarin: “Kishim përballë një skuadër shumë të fortë, kjo u pa edhe gjatë ndeshjes. E dinim që nuk do të ishte e lehtë. Ata kanë bërë shumë mirë në këto 16 javë kampionat. Ata qëndruan në mbrojtje dhe prisnin të përfitonin nga gabimet tona”.

… për pikën kulminante të takimit: “Shfrytëzuam rastet tona dhe nuk bëmë pothuajse asnjë gabim në fazën mbrojtëse. Goli erdhi në 10 minutat e fundit të lojës, por mund të kishim shënuar edhe më herët. Komplimente skuadrës”.