Sport Kristjan Shpendi dhuron spektakël, talenti shqiptare realizoi tripletë brenda 7 minutave

Kristjan Shpendi dhuron spektakël, talenti shqiptare realizoi tripletë brenda 7 minutave

Sulmuesi i Shpresave, Kristjan Shpendi, ishte protagonist në fitoren e Cesena-s kundër Pontederas me rezultatin 4-0.

Lojtari kuqezi realizoi tripletë brenda 7 minutave. Pokerin e vulosi Kargbo. Kryesuesit e Grupit B në Serie C dominuan sfidën ndërsa në pjesën e parë krijuan shtatë raste të mira goli.

Pas dominimit të vendasve, goli i parë erdhi në minutën e 21’. Pesë minuta më pas, ai festoi golin e dytë. Në të 28, futbollisti i Shpresave shënoi golin e tretë.

Një paraqitje mjaft e mirë e 20-vjeçarit që shkon në 13 gola të shënuar në 18 sfida të zhvilluara në Serie C. Në kampionat në total ai ka luajtur në 1140 minuta.

Në total në këtë sezon ai është aktivizuar 1325 minuta, ndërsa ka realizuar edhe dy herë në Kupën e Italisë.

Pas 22 takimeve të luajtura, Çesena kryeson Grupin B në Serie C me 53 pikë për ekipin nga Emilia-Romanja kjo është fitorja e 16 në këtë sezon.