Kryesore Kriza në Greqi, a do ta rrëzojë Tsiprasin pakti me Maqedoninë?

Kriza në Greqi, a do ta rrëzojë Tsiprasin pakti me Maqedoninë?

“Kam qenë shumë i qartë se nuk do të bëj asnjë hap prapa, nuk do të kem frikë, nuk do të stepem nga kostot politike”. Me anë të kësaj deklarate, kryeministri Alexis Tsipras u zotua të çonte përpara Marrëveshjen e Prespës, pavarësisht se ratifikimi i saj ka shkaktuar një krizë të madhe qeveritare në Greqi.

Menjëherë pas Ministri i Mbrojtjes, Panos Kammenos dha dorëheqjen, kreu grek kërkoi një mocion mosbesimi, i cili pritet t’i japë sigurinë që i duhet për kalimin e paktit rë emrit me Maqedoninë. Ndryshe nga paraardhësit e tij, Tsipras e ka bërë të qartë se nuk dëshiron që Greqia të jetë një pengesë për të ardhmen euro-atlantike të ish-republikës jugosllave.

Duke folur për marrëveshjen e ndryshimit të emrit, Tsipras tha se Greqia duhej të rimarrë rolin udhëheqës në Ballkan.

“Ne duhet të sigurohemi që vendi ynë të jetë një shtyllë stabiliteti dhe sigurie në Mesdheun juglindo. Për mua, ky është një qëllim kombëtar, “tha Tsipras.

Syriza ka 145 deputetë por siç raportojnë mediat greke, mund të llogaritet tek mbështetja e votave të zëvendësministres të Sigurisë së Qytetarëve, Katerina Papacosta, deputetit Potami Spyros Danellis, si dhe katër deputetë të Grekëve të Pavarur, ministres së Turizmit Elena Kountoura, zëvendësministrit të bujqësisë Vassilis Kokkalis dhe deputetët Thanassis Papachristopoulos dhe Costas Zouraris.

Maqedonia e Veriut fut në krizë qeverinë e Greqisë

Bashkë me votat e tyre, kryeministri grek merr kështu 151 votat e nevojshme për ratifikimin e marrëveshjes së Prespës. Përveç kësaj, partia kryesore e qendrës së majtë, Lëvizja për Ndryshim ka njoftuar të hënën se edhe pse linja zyrtare e partisë është kundër marrëveshjes së Prespës, deputetët e saj mund të votojnë në si ta mendojnë dhe si ta ndjejnë të arsyeshme, një deklaratë që mund të rrisë më tej shumicën e kryeministrit grek.

Të vetmit që dhanë dorëheqjen nga postet e tyre qeveritare ishin Kammenos dhe zëvendësministra e tij Maria Kollia-Tsaroucha. Kjo sugjeron se qeveria e kryeministrit Tsipras do ta kalojë mocionin e mosbesimit, i cili do të mbahet të mërkurën. Kryeministri grek ka vendosur të çojë deri në fund procesin e Prespes, pavarësisht “kostove politike” në përpjekje për t’i treguar BE-së dhe SHBA-së se ai dhe Zaev janë partnerë të besueshëm të Perëndimit.

Pasojat gjeopolitike të dështimit të kësaj marrëveshjeje në “portën”e Greqisë janë të mëdha. Mos ratifikimi do të ishte një fitore për Moskën dhe do të bllokonte procesin e anëtarësimit të Ballkanit Perëndimor në BE (Shqipëria dhe Maqedonia presin të hapin negociatat këtë verë).

Burimet nga qeveria greke thonë për mediat europiane se duke përjashtuar “surprizat”, Tsipras do të siguronte 151 votat e nevojshme, e cila do të ndihmojë Syriza të mbetet në pushtet, si dhe të miratojë marrëveshjen.

Spyros Danellis, ish-deputet i Parlamentit Europian, i cili ka mbështetur publikisht Marrëveshjen e Prespës, tha për “Euroactiv” se do të votonte në favor të qeverisë.

“Maqedonia e Veriut”, “topi” tani në fushën e Greqisë

“Ajo që kam thënë gjatë gjithë këtyre muajve mbetet e njëjtë. Vendi im është përpara vendimeve të mëdha politike dhe historike. Asgjë nuk ka ndryshuar në lidhje me mendimin tim“, tha Danellis.

 Drejt një aleance “progresive”

Sipas ekspertëve, Syriza e sheh largimin e Grekëve të Pavarur si një mundësi për t’i hapur derën një koalicioni me forcat progresive. Grekët e Pavarur, një parti populiste e krahut të djathtë, nuk ishin një aleat i zakonshëm, por Tsipras kishte nevojë për 10 votat e tyre pas zgjedhjeve parlamentare të shtatorit 2015.

“Marrëveshja e Prespës do të ndihmojë në riformësimin e peizazhit politik në vendin tonë”, tha Dimitris Papadimoulis, eurodeputeti i Syrizas dhe nënkryetar i Parlamentit Euroactiv.

Ndërkohë vetë Tsipras u kërkoi forcave progresive (Pasokut)që të formonin një aleancë me qeverinë përpara zgjedhjeve të ardhshme kombëtare dhe atyre europiane. Të dielën kreu grek tha se kishte nevojë të formonte një aleancë të madhe me lëvizje demokratike dhe progresive.

Sipas “Euroactiv” qeveria greke do të kërkojë një model të ngjashëm qeverisjeje me ato të Portugalisë dhe Spanjës. Megjithatë, Lëvizja Socialiste Pan-Helenike (Pasok), kundërshton si Marrëveshjen e Prespës si dhe bashkëpunimin e ardhshëm me Syriza. Partia kryesore opozitare, Demokracia e Re, kundërshton gjithashtu emrin e ri, por ka spekulime se disa nga deputetët e saj mund të mbështesin qeverinë në mocionin besimit.

Në një deklaratë, Demokracia e Re, e përshkroi largimin e Kammenos nga qeveria si një “divorc të organizuar”, duke thënë se kjo ishte një shfaqje që synonte ratifikimin e Prespës qëndrimin e Syrizas pushtet dhe mbajtjen e deputetëve të Kamenos në postet e tyre

Në komentet e tij të dielën, Tsipras tha se ai kishte pranuar dorëheqjen e Kamenos dhe gjithashtu do të pranonte dorëheqjen e çdo ministri që kundërshtonte marrëveshjen e Prespës.