Sali Berisha dhe mbështetësit e tij janë futur, këtë të hënë, në selinë e Partisë Demokratike, ku thanë se do të zhvillojnë mbledhjen e parë të komisionit të rithemelimit të partisë, të miratuar në kuvendin e 11 dhjetorit.
Ata zunë vend në një nga sallat e selisë së PD-së, vetëm pak metra nga një tjetër sallë, ku Lulzim Basha po zhvillon mbledhjen e kryesisë së partisë.
Deri më tani, nuk është shënuar asnjë incident, por dita e hënë shënon një tjetër thellim të krizës në partinë më të madhe të opozitës.