Për presidentin Ilir Meta kriza aktuale politike i ka rrënjët në ndryshimet kushtetuese të vitit 2008.
I ftuar në emisionin “Përballë” me gazetarin Lutfi Dervishi, Meta tha se qeveria dhe opozita i kanë bërë llogaritë gabim.
Meta: Aty mund të gjejmë rrënjët e kësaj krize, e cila është ashpërsuar në dy vitet e fundit dhe në dy muajt e fundit pas aktit të opozitës për djegien e mandateve.
Po të vëmë re ka patur një nxitim kohët e fundit nga të dy palët për të përshkallëzuar krizën.
Si e keni lexuar këtë dëshirën për të shkuar me shpejtësi drejt përplasjes?
Meta: Është llogaritja gabim e të dy palëve dhe mendoj që për arsye të ndryshme mendojnë se mund të imponojnë në mënyrë jo demokratike, si opozita është edhe mazhoranca aktuale.