Kryebashkiakët e rinj të dalë nga zgjedhjet e 30 qershorit, nuk do të betohen në data të njëjta. Anëtari i KQZ, Bledar Skenderi në një intervistë për TCH, e lidh këtë me betimin e kryebashkiakëve aktual në vitin 2015.
“Ligji thotë se mandati i çdo kryetari bashkie mbaron të njëjtën ditë të viti të katër që ka marrë detyrën. Kështu që besoj se për çdo kryetar bashkie data do te jetë e ndryshme se në 2015 çdo kryetar bashkie dhe çdo këshille është konsistuar në ditë të veçantë”, ka thënë anëtari i KQZ, Bledar Skënderi.
Këtë të premte kolegji zgjedhor përfundon shqyrtimin e kërkesave për shpërndarjen e mandateve të këshillave bashkiak në 61 bashki. Por mbledhjen e parë të këshillave bashkiak të rinj, e thërrasin sekretarët e këshillave aktual, e në kushtet kur disa kryebashkiak të djathë kanë deklaraur se nuk do të lenë zyrën, a mund të kthehet kjo në një për konstituimin e këshillave të rinj?
“Ligji për qeverisjen vendore e ka përcaktuar se si bëhet proceduar nëse mbledhjen e këshillit nuk e thërret sekretari aktual i këshillit, prefekti ka të drejtë ta thërras dhe nëse kalon afati 10 ditore atëherë këshilli mblidhet vet për të bërë konstituimin. Kështu që besoj se është një situatë e zgjidhur pasi nëse sekretari nuk thërret këshillin, besoj se prefekti do marri masa për të bërë mbledhjen e parë të këshillit, të bëj konstituimin dhe ne momentin që bën betimin kryetari i ri, mandati i kryetarit tjetër tashme ka mbaruar”, ka shtuar Skënderi.
Nëse kolegji zgjedhor ditën e nesërme shpërndan mandatet e këshillave bashkiak edhe në bashkitë e mbetura, brenda javës të ardhshme Komisioni Qendror i Zgjedhjeve publikon edhe Tabelën Përfundimtare të Rezultateve kombëtare të zgjedhjeve të 30 qershorit.