Orët që paraprinë ditën e zgjedhjeve vendore, duket sikur po mundojnë të ulin tensionin e ditëve të kaluara. Edhe vetë kryebashkiakët e opozitës po bëjnë thirrje për një ditë pa përballje të forta.
I fundit është mesazhi i Bashkim Shehut, kryebashkiakut demokrat të Kukësit, që shpërndau në rrjetet sociale një deklaratë ku fton mbështetësit e tij të “tregojnë vlerën më të lartë që kanë: kulturën dhe maturinë”.
Shehu vijon duke deklaruar që edhe pse sipas tij “zgjedhjet janë të paligjshme, por ne nuk kemi asnjë arsye të konfliktohemi për votime që nuk kanë asnjë peshë në demokracinë që duam”, dhe që “sherri dhe përplasjet nuk janë cilësi të demokrateve të thjeshtë, as të socialistëve të thjeshtë. Nesër jemi të gjithë kuksianë, të djathte e të majtë”.