Takimi i ministrave të Jashtëm në Bruksel po përcillet me tone të ashpëra ndaj Rusisë.
Sekretari Amerikan i Shtetit Rex Tillerson ka thënë se NATO duhet të diskutojë se si t’i përgjigjet agresionit rus në Ukrainë.
Ndërkohë shefi i diplomacisë së Britanisë së Madhe, Boris Johnson, ka thënë se Rusia po krijon probleme në Ballkanin Perëndimor dhe gjithandej nëpër botë.
Sekretari Tillerson ndërkaq ka thënë në Bruksel se SHBA do të përqëndrohet në tre fusha të rëndësishme:
“Së pari duhet të sigurohemi se NATO ka të gjitha burimet, financiare dhe të formave të tjera, që i duhen Aleancës për të përmbushur misionin e saj.
Së dyti, duam të diskutojmë se si mund të avancojmë angazhimin e NATO-s në luftën kundër ISIS dhe në misione të tjera anti-terroriste ku NATO mund të luajë rol dhe mund të ndihmojë për të sjellë stabilitet në Lindjen e Mesme.
Dhe gjithashtu duam të zhvillojmë një diskutim mbi pozicionimin e NATO-s në Evropë, sidomos në Evropën Lindore, në përgjigje të agresionit rus në Ukrainë dhe tjetërkund.
Po ashtu do të hartojmë edhe axhendën për takimin e NATO-s në maj, kur do të mblidhen udhëheqësit e vendeve anëtare,” ka theksuar ai.