Politika Kryemadhi: As armët bërthamore nuk e mundin popullin shqiptar

Kryemadhi: As armët bërthamore nuk e mundin popullin shqiptar

Monika Kryemadhi foli nga selia e LSI-së pas mbylljes së protestës së opozitës, duke thënë se sot shqiptarët treguan se janë kundër politikës së Edi Ramës.

“Jo gazlotsjellës, por edhe të gjithë arsenalin bërthamor të Bashkimit Sovjetik dhe SHBA-së ta mbledhë kundër popullit të tij nuk mund ta mundë dot.

Sot, shqiptarët treguan që janë kundër politikës së Edi Ramës, kundër taksave dhe çmimeve të larta, janë kundër shëndetësisë më të shtrenjtë që promovohet si shëndetësia falas dhe grabitjeve të Edi Ramës”, deklaroi Kryemadhi.

“Sot filloi rrënimi i botës së krimit që përfaqësohet nga Edi Rama”, shtoi kryetarja e LSI-së.