Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi e ftuar në “Arena” nga Dritan Hila në Ora News, thotë se marrëveshja më e madhe që mund të kenë shqiptarët sot është largimi i Edi Ramës nga pushteti.
Ajo thotë se Lulzim Basha e pësoi në marrëveshjen e 17 majit.
Kryemadhi: LSI ka qëndrimin e saj. Problemi më i madh sot nuk është ardhja në pushtet e opozitës, por shpëtimi i Shqipërisë. Me marrëveshjen e 17 majit, mendoj se zoti Basha dhe demokratët e kanë kuptuar se ka qenë një nga dëmtimet më të mëdha që i kanë ndodhur PD-së.
Unë nuk mendoj që zoti Basha të vendoste një marrëveshje për ta bërë numrin dy kur ai i kishte shanset për të qenë numër 1.
Sot, zoti Basha i ka mundësitë për të qenë numri një për vetë numrat që ka Partia Demokratike.
Nuk është koha të diskutojmë që Basha të mbajë akoma marrëveshjen e 17 majit.
Marrëveshja më e madhe sot e shqiptarëve është një marrëveshje për të larguar Edi Ramën.
Protestat do të vazhdojnë dhe nuk do të ndalen. Protestë është të protestosh edhe në Fier, protestë është edhe e naftëtarëve që janë mashtruar disa herë radhazi.
Ne kemi një shtet të paralizuar. Kemi një shtet që është paralizuar në 11 duar.