Në seancën e dytë plenare për këtë sesion parlamentar deputetet në Kuvend kanë tërhequr sërish vëmendje me look-un e tyre.
Ashtu në seancën e parë Kryemadhi ka befasuar me look-un e ri ndërsa ka zgjedhur një fustan në rozë të lehtë dhe stilin e ri të flokëve.
Zonjat e maxhorancës kanë zgjedhur një stil si në një linjë me njëra tjetrën me pantallona dhe xhaketë serioze.
Blerina Gjylameti, Milva Ekonomi dhe Antoneta Dhima kanë spikatur me ngjyrat më të ndezura.