Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka shkuar mbrëmjen e sotme në godinën e Teatrit Kombëtar në mbrojtje të vendimit të Bashkisë së Tiranës për shembjen e objektit.
Kryemadhi thotë se vendimi për shembjen është marrë pa kaluar procedurat normale të vendimmarrjes.
“Sot kam dezhurnin për të ruajtur Teatrin Kombëtar. Do të jem unë ajo në momentin kur të vijë fadroma të njoftoj z. Basha dhe drejtuesit e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar”, është shprehur znj. Kryemadhi.
Mbrëmë në godinën e Teatrit Kombëtar ka qëndruar për disa orë kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Prania e Bashës në mbrojtje të teatrit ka sjellë dhe gjobitjen e tij për shkeljen e rregullat kundër COVID-19.