Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi e cila që nga nisja e karantinës nuk ka dalë në asnjë deklaratë politike duke i përkushtuar jetës familjarë dhe saj shtëpiake si nënë dhe bashkëshorte, ka qenë sot në një intervistë për Report TV me gazetarin Bes Jacaj. Kryemadhi tha se nuk ka dashur të bëhet e bezdisshme dhe e ka shfrytëzuar këtë kohë për të reflektuar dhe për t’i parë gjërat nga larg më me ftohtësi.
“Nuk është se jam ndarë nga politika apo shtëpia ndonjëherë por kur do të bësh shumë gjëra mirë, nganjëherë i prish. Ideja e shtëpiakes nuk ka qenë një lloj shmangie por një moment reflektimi për t’i parë gjërat me ftohtësi. Nuk kam dashur të jem e bezdisur dhe të jem pak më e spostuar me qëndrimet publike”, tha Kryemadhi,
Kryemadhi sqaroi se në lidhje me ndryshimet e Kodit Penal nuk i ka lexuar, por që askush nuk ka të drejtë t’i marrë jetën dikujt. Megjithatë shtoi se ajo nuk njeh asnjë ligj që del nga ai parlament.
Sa për koronavirusin ajo e cilësoi një eksperiment të gjerë social që po bëhet me qëllim për të ndryshuar sjelljet njerëzore dhe nuk beson se ai ka dalë me qëllim nga laboratorët.
“Koronavirusi është një eksperiment social”
Kryemadhi tha se nuk e beson koronavirusin dhe se ai është një eksperiment i madh social për të ndryshuar sjelljet njerëzore.
“Mos e besoni koronavirusin, është një mashtrim që kërkon të ndryshojë sjelljen njerëzore. Është një eksperiment social për mua që kërkon t’i kthejë sjelljet sociale mes njerëzve nga sjellje njerëzore dhe shpirtërore në sjellje virtuale dhe dixhitale. Shikojeni si një moment për t’iu gëzuar familjeve në mënyrë të tillë që gjithë kjo periudhë tranzicioni në jetën e përditshme qytetare, por që një ditë do i kthehemi jetës tonë normale atë që na e ka dhënë Zoti, jetën na e ka dhënë Zoti dhe na e merr vetëm ai. Jetën nuk na jep dhe as nuk na e merr as qeveria, as politika dhe askush tjetër. Nëse do të ishte e vërtetë koronavirusi, ashtu siç krijohet paniku te njerëz që kanë frikë nga e vërteta, të jeni të bindur që do të kishte vende të tjera shumë më të zhvilluara dhe të modernizuar si ne që do ta radikalizonin. Po nuk lave duart s’të zë koronavirusi po të zë diarreja dhe ikën vdes dhe të zë kolera. Po hëngre me thonjtë të paprerë me mikrobe e gjëra të zë dizanteria, kështu është gjithmonë. Po të hash domaten e palarë, ushqime të prishura, gjëra të palara dhe shkon me duar në banjë dhe pastaj do hash normal që do të sëmuresh. Kjo është një higjienë elementare që secili nga ne duhet ta bëjë. Në qendrat e mëdha punëtore duhet të ketë ujë sapunin, aty po është problemi. Shikojeni me pozitivitet tani vjen pranvera e vera dhe të fillojmë t’i kthehemi normalitetit dhe secili të zërë vendin e tij në shoqëri”, tha Kryemadhi.
“Virusi? Konspiracion politik i prodhuar në laborator, ta zhdukim me teste”
Partia Demokratike vazhdimisht ka kërkuar që të rritet numri i testimeve, por a mendon Monika Kryemadhi se numri i teksteve është mjaftueshëm? “Jo, është konspiracion politik dhe që ta zhdukësh duhet të bësh teste. Ca të kushtosh 400-500 mijë familjeve t’u bësh teste, atyre që janë target, që kanë sëmundje kronike, që janë përdorues të kokainës, që u dëmtohen mushkëritë. Ashtu sikur ka pasur grip të tjerë që janë dëmtuar organe të tjera. Testimi në masë do të ishte gjëja më e domosdoshme. Do të krijonte lëvizjen e ekonomisë. Ky është një virus laboratorik, është i prodhuar në laborator” tha ajo.
A do këtë protesta në të ardhmen me PD? Kryemadhi: Izraeli, shembull
Nëse do të ketë protesta në të ardhmen me PD, Kryemadhi tha se të gjithë jemi bashkë në këtë aksion duke dhënë dhe krahasimin me Izraelin.
“Protestat? Jemi të gjithë bashkë. E patë në Izrael çfarë u bë, që ka kushte më të këqija se Shqipëria. Izraeli është në luftë, ne nuk jemi në luftë. Ne jemi në një luftë virtuale me virusin”, tha Kryemadhi.
“Vendimi i vetëm që vlerësoj nga Rama”
“Me thënë të drejtën po ta shikojmë si qytetare nuk shoh diçka që ka bërë qeveria dhe unë kam përfituar, do të vlerësoja po të kishin ulur taksat, energjinë elektrike, përkundrazi është shtuar, ka një abuzim, do të kërkoja nëse do të kisha transportin publik të kontrolluar, që në autobus mos kishte më shumë se 5-6 veta. Dhe tjera është mbyllur në 17:30 orari, por pse deri në këtë orë virusi ishte i mbyllur? Këto janë absurditete, e vetmja gjë e mirë që ka bërë, edhe vetë është shtrembëruar, e vetmja gjë e mirë është mos lëvizja e makinave, ka rënë smogu në Tiranë. Nuk e di a është në gjithë botën, por flas për Tiranën. Për të tjerat nuk ka bërë asgjë”. tha ajo.
Dashuri e re mes Ramës dhe Metës? Kryemadhi: Nuk më intereson fare
Në lidhje se mes Presidentit dhe Kryeministrit mund të këtë lindur një “dashuri” e re që rastisi dhe me muajin prill, ku nisi dhe koalicioni i tyre më 1 prill 2013, Kryemadhi iu përgjigj ftohtë se nuk i intereson aspak dashuria e tyre politike apo institucionale, ndërsa në nivel njerëzor, Kryemadhi tha se nuk ka asgjë të tillë.
“Nuk më intereson fare se çfarë ndodh mes Kryeministrit dhe Presidentit politikisht. Nga ana njerëzore nuk ka një dashuri, nga ana institucionale janë punët e tyre le t’i zgjidhin vetë”, tha Kryemadhi.
A do ta rrëzonte Ramën nëse do ishte e njëjta situatë si në Kosovë?
“Jo, nuk do ta rrëzoja sepse pavarësisht…nuk e kam takuar ndonjëherë zotin Kurti. Nuk kemi ne si LSI ndonjë kontakt bashkëpunimi me VV apo LDK, më shumë kemi me AAK-në me NISMEN e PDK-në, por nuk do ta bëja sepse ne jemi një pikë në oqean në këtë situatë që është krijuar në të gjithë botën. Po të isha në vendin e Kurtit nuk do të bija pre e provokimeve për të bërë veprime të tilla që e vendosin në një situatë të tillë. Euforia e tepërt dhe arroganca krijojnë probleme që të marrin në qafë, jo kryeministri në veten e vet por një popull të tërë. Ka ardhur koha që të gjithë që të mendojmë për një strategji afatgjate. Ku Shqipëria duhet të tregojë që jo vetëm është një vend që ka përgjegjësi dhe situatën nën kontroll jo vetëm të vetes së saj por faktorit shqiptar”, tha ajo.
Kryemadhi tregon debatin me Metën për COVID-in: Idiotësi, por Iliri është strikt
“Ndajmë qëndrime të ndryshme për politikën edhe për koronavirusin. Iliri është më strikt përsa i përket masave, takimit të duarve, unë nuk jam strikte, unë mendoj se është mashtrim dhe idiotësi kjo vënia e maskave dhe dorezave, u mungon oksigjeni në tru. Pak kanë probleme por t’u vendosësh maska në rrugë. Kjo historia e dorashkave për të shkuar në supermarkete është prapë një idiotësi tjetër, nëse duam të ruajmë pastërtinë në qendrat e shërbimeve çdo klient duhet të vendosë dorashkat në supermarketin që hyn. Janë disa masa që po të hysh në një logjikë njerëzore mënyra sesi i kanë detyruar qoftë policinë dhe ushtrinë apo personelin që punojnë për maskat është një mungesë. Asnjë nga ne nuk jeton në spital. I shmangemi debateve të tilla se nuk fitoj gjë me Ilir Metën, përsa i përket me koronavirusit, edhe ndonjë gjë tjetër mund ta fitoj”, tha ajo.