Politika “Nesër dita e të moshuarve”, Rama: Ndërgjegjësimi do të përcaktojë fatin tonë...

“Nesër dita e të moshuarve”, Rama: Ndërgjegjësimi do të përcaktojë fatin tonë në këtë fazë të dytë

Kryeministri Edi Rama tha se nesër është “dita e të moshuarve”, ndërsa ata lejohen të dalin nga shtëpia deri në orën 11:00.

Me një komunikim live në facebook, Rama tha se në këtë fazë të dytë të hapjes duhet ndërgjegjësim, që sipas tij do të përcaktojë “fatin tonë”.

Kryeministri theksoi se qytetarët nuk duhet t’i shkojnë të tjerëve për vizitë nëpër shtëpi në këtë periudhë dhe se fëmijët që i kanë prindërit më vete duhet t’i ndihmojë me ushqime, por jo të takohen e të përqafohen.

“Lokalet që mund të tundojnë pronarët e tyre që të fillojë të hapin qepenat kjo është katastrofë nga pikëpamja e pandemisë dhe ai shembulli skandaloz e as atij djalit që shkon se i merr malli për prindërit dhe i infekton të dy, duhet t’i bëjë të gjithë të vëmendshëm, prandaj jo vizita nëpër shtëpia.

Kush i ka prindërit më vetë t’i ndihmojnë, ti çojnë ushqime te dera, jo ti përqafojnë. Pensionistët në makina në asnjë mënyrë. Ato do t’i lehtësojmë patjetër. Nesër është dita  e tyre. Lokalet dhe të moshuarit janë dy elementët. Vizitat nëpër shtëpia nuk ruhen me policë, këtu duhet ndërgjegjësimi që do të përcaktojë fatin tonë në këtë fazë të dytë që do të hapemi për ekonominë, ajrin dhe çdo aktivitet të rëndësishëm të jetës sonë“, tha Rama.