Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka rrëmbyer mikrofonin dhe e revoltuar ka dalë në shesh duke bërtitur.
Në gjendje tejet të rënduar emocionale për shkak se policia përdori gaz lotsjellës kundër protestuesve, Kryemadhi ka zbrazur mllefin në shesh.
“Për ju gratë e PS-së që turp më të madh nuk ka, që hidhni gaz lotsjellës mbi qytetarët, po turpi që bie mbi shpatullat tua nuk ka fund. Hidhni gaz lotsjellës sa të doni, por nuk e ndaloni dot kurrë mallkimin e shqiptarëve që cdo ditë e më shumë ju mallkojnë. Ne nuk do ikim derisa të na shikojnë në sy deputetët e krimit të organizuar”.