Monika Kryemadhi ka folur pas nënshkrimit të marrëveshjes me kryedemokratin Lulzim Basha për krijimin e një koalicioni opozitar.
Kryemadhi ka kërkuar largimin e kryeministrit Edi Rama dhe zgjedhje të ndershme.
“Aksionit opozitar i shtohet një element tjetër shumë i rëndësishëm.
Është shumë e qartë se kjo vjen si rezultat i axhendës sonë opozitare, e cila sot përfundon me nënshkrimin e një koalicioni të përbashkët përballë një shteti të kapur. Kjo marrëveshje garanton zgjedhje të lira e të ndershme.
Në Shqipëri do ketë vetëm zgjedhje të lira dhe të ndershme, që shqiptarët të zgjedhin atë që duan. Kjo marrëveshje është flamuri i shpresës për shqiptarët.
Shqipëria është shtëpia e shqiptarëve, kemi për detyrë t’ju garantojmë të gjithë infrastrukturën dhe sistemin e nevojshëm për të qëndruar këtu”, tha Kryemadhi.