Kryesore Basha flet pas marrëveshjes: Largimi i Ramës, hap i panegociueshëm

Basha flet pas marrëveshjes: Largimi i Ramës, hap i panegociueshëm

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha paralajmëroi se në orët në vijim koalicioni do të zgjerohet me parti të tjera dhe se hap i panegociueshëm është largimi i Edi Ramës nga qeveria.

“Kurrë më nuk do të pranojmë një proces zgjedhor fals që prodhon një parlament fals qeveri false. Do të angazhohemi që zgjedhjet e ardhshme të jenë të lira dhe të ndershme ku të diktohet vullneti i ri shqiptar. Angazhohemi ti japim fund krizës kushtetuese funksionimit të Gjykatës Kushtetuese dhe të një prokurorie që heton me një standard dhe jo dy standarde”, tha Basha që sakaq shtoi: “Akti i parë i këtij koalicioni do të jetë formësimi i platformës për zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe reformimit të thellë të sistemit politik dhe ndarja e krizës ekonomike.

Hap i panegociueshëm mbetet zgjidhja politike e institucionalizuar në marrëveshje largimi i autorit të krimit elektoral Edi Rama. Largimin e Edi Ramës dhe qeveri tranzitore, zgjedhje të lira e të ndershme”.