Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi po merr pjesë në forumin “Dialoghi Mediterranei” në Romë.
Forumi ka mbledhur aktorë kyç në strategjitë zhvilluese të rajonit dhe sektorëve të rëndësishëm si ai i energjisë, infrastrukturës e bujqësisë në rajonin e Mesdheut.
Figura kryesore të politikës dhe medias italiane si Armando Siri, Nënsekretar i Shtetit në Ministrinë e Transportit dhe Infrastrukturës, Vito Rosario Petrocelli, President i Komisionit të Politikës së Jashtme të Senatit, Marta Grande, presidente e Komisionit të Politikës së Jashtme të Parlamentit Italian; Maurizio Gasparri i Komisionit të Mbrojtjes së Senatit marrin pjesë në forum.
Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi zhvilloi disa takime me disa nga personalitetet politike italiane pjesëmarrëse në forum gjatë aktivitetit