Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, foli sot nga protesta e opozitës.
Ajo i bëri thirrje kryeministrit Rama që të marrë shembull nga Presidenti serb, Vuçiç, i cili pranoi të mbajë zgjedhje të parakohshme në Serbi.
“Dashuria e jetës së tij, Vuçiç u tregua i zgjuar. Të marrë pak nga mençuria e Vuçiç dhe të shpëtojë partinë që i dha mundësinë të jetë ky që është sot”, tha Kryemadhi.