Kryesore Rama, ironi me Metën: Junta i uron shëndet të plotë

Rama, ironi me Metën: Junta i uron shëndet të plotë

Nga foltorja e Kuvendit, Kryeministri Edi Rama reagoi me ironi ndaj deklaratave të pak ditëve më parë të Presidentit Ilir Meta se ishte i përgatitur të linte mandatin vetëm të mos instalohej një juntë.

Rama reagoi pas deklaratës së deputetit të ri Ralf Gjoni.

“Ralf Gjoni, mos u shqetëso për shëndetin e Presidentit. Junta i uron shëndet të plotë! Ti shqetësohu pse të quan ilegjitim”, tha Rama.

Replikat:

Ralf Gjoni: Kërkoni të shtyni afatin e Komisionit të Reformës Zgjedhore në një kohë kur shteti ka rënë. Presidenti ju konsideron juntë ushtarake. Sot partia më e madhe opozitare në Kuvend është LSI

Edi Rama: Ralf për sa të përket ty, unë me ty kam një ndjenjë solidariteti se jemi të dy viktima të shoqatës për mbrojtjen nga boja. Ti pate fatin se more bojë të bukur, të kuqe, që  për fat të keq është e vetmja bojë që përdor doktoresha e shkencave horoskopike se thonë që filxhani shihet më mirë kur i hudhet pak e kuqe se ngrihen shenjtanët përpjetë dhe sheh kush është shenjtani më i madh. Unë e mora të zezë sepse është boja e partisë e Myslymit e zezë dhe ata shohin bardh e zi dhe zi e bardh.

Më tej Rama i tha se ai nuk duhej të shqetësohej as për shëndetin e Presidentit, dhe as me kë kanë fjetur në krevat socialistët.

Edi Rama: Ralf mos u shqetëso për shëndetin e presidentit. Junta i uroi shëndet paç Zotit president në kor mu në bulevard, presidenti u lehtësua nga ajo barrë. Shih pjesën tate të presidentit kur presidentit të thotë ilegjitim mos u merr me kë ishim ne në krevat por pse ta thotë ai ty.