Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi gjatë takimit që ka zhvilluar me të rinjtë e LRI-së në njësinë nr 2 në Tiranë i ka quajtur qokat e fundit, deklaratat e disa eurodeputetëve në drejtim të zhvillimeve politike në Shqipëri.
Kryetarja e LSI-së Kryemadhi theksoi se më shumë se sa deklarata të ndërkombëtarëve të caktuar, kanë rëndësi marrëveshjet shtet me shtet dhe institucione me institucione. E për këtë, Kryetarja e LSI-së deklaroi nga ky takim se sot nuk ka asnjë qeveri të Bashkimit Europian që të përkrah reformat e dështuara të qeverisë së Edi Ramës.
“Ka ndërkombëtarë që nuk i kuptojnë, mos u shqetësoni për ata që nuk i kuptojnë, por di tu them që ka ndërkombëtarë, ka institucione, sepse ne kurrë nuk do të bëjmë marrëveshje me individë. Marrëveshjet bëhen shtet me shtet, marrëveshjet bëhen institucione me institucione dhe ja ku po ua them që nuk ka asnjë qeveri e Bashkimit Europian e cila përkrah qeverinë e Edi Ramës. Nuk ka asnjë institucion, qoftë ky Parlament Europian apo Komision Europian që të dali haptas sot dhe të përkrahë reformat e dështuara të Edi Ramës. Prandaj mos u intimidoni, mos u surprizoni nga deklarata, të cilat vijnë për të harxhuar qokën dhe për të marrë qokën e fundit në Shqipëri”, tha Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi.