“Sot ra qeveria e Surrelit”.
Rritja e taksave, shtimi i varfërisë, skandalet me tendera, lidhjet me krimin dhe trafiqet e drogës janë shkaktarët e rënies së qeverisë”, sipas Monika Kryemadhit.
Për Lëvizjen Socialiste për Integrim nuk mjafton ndërrimi i disa ministrave, por duhet larguar kryeministri Edi Rama që shqiptarët të dalin nga varfëria.
“Edi Rama sot ndërroi pjesë të lavatriçes së pastrimit të parave të drogës sepse pretendon që duke ndërruar disa pajisje dhe duke ndërruar detergjentin mund të vazhdojë të pastrojë paratë, por harron që duhet larguar lavatriçja e vetme që kanë shqiptarët sot, që ka emrin e Edi Ramës, lavtriçja e krimit, lavatriçja e drogës, lavatriçja e varfërimit dhe mashtrimit të shqiptarëve”, deklaroi Kryemadhi.
Kryetarja e LSI-së bëri thirrje për protesta për largimin e Edi Ramës: “Duhet të ikësh edhe ti zoti Rama sepse shqiptarët e kanë të domosdoshme, është mbijetesa e tyre. Sot, Edi Rama do vetëm një të fryrë dhe është gati për të rënë në humnerën e krimit që u ka ndërtuar shqiptarëve”.