Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi në një lidhje të drejtpërdrejtë nga selia e LSI-së për “360 Gradë” në Ora News, bëri një deklaratë të fortë duke deklaruar se ish-ministri i Brendshëm Tahiri ka përdorur fëmijë deputetësh si transportues.
Pjesë nga deklarata:
Kryemadhi: Ka deputetë në Kuvend që fëmijët e tyre janë përdorur si transportues nga zoti Tahiri dhe të tjerë.
Gjokutaj: Kjo është shumë e rëndë!
Kryemadhi: Kjo është e vërtetë dhe e dinë shumë mirë ata. Prandaj duhet të sensibilizojmë të gjithë deputetët, mësues, gazetarë.
Myftaraj: Vajza e një zv/ministre.