Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi sqaroi sot mungesën e komunikimit zanor dhe daljet në media. E ftuar sot në “Kjo Javë” në News 24, Kryemadhi tregoi se ka kryer një ndërhyrje, ka hequr bajamet dhe si pasojë e këtij operacioni ka humbur edhe disa kilogramë pasi nuk mund të ushqehet si normalisht.
“Duke qenë edhe fundjavë po e ndaj me ju këtë lajm. Para 3 javësh kam hequr bajamet, që nuk hiqen në këtë moshë, por e bëra se isha e detyruar ndaj edhe më është dashur pak kohë të rikuperohem. Avantazh i mirë është që kemi humbur disa kilogramë sepse nuk hamë dhe nuk pimë, por fatmirësisht tani kam efekt të mirë në organizëm”
Ndërhyrje në kohën e Covid kjo zonja Kryemadhi…
Kryemadhi: S’ka të bëjë me të është çështje dezinfektimi dhe ruajtje të higjienës së çdo individi. Mungesa e shumë informacioneve dhe qëllimi për ta kthyer në pandemi apo presion psikologjik të shoqërisë. Pata sot komunikim me një mjek dhe më tha që shumica e pacientëve por edhe viktimave kanë qenë me sëmundje shoqëruese. Ne në një anë bërtasim për covid dhe nga ana tjetër kanë mbetur pas dore persona me probleme të tjera.
Mendoj që është një virus i panjohur për mjekësinë, por secili duhet të ketë higjienën, ndërsa politika nuk duhet ta përdorë këtë për të mbushur shportën me premtimet e saj.