Kryeministri francez, Edouard Philippe doli në një konferencë për shtyp për të raportuar të rejat dhe masat e marra për të luftuar pandeminë e Covid-19.
Kreu i qeverisë franceze u shpreh se 15 ditët e para të Prillit do të jenë më të vështira se ditët e kaluara deri më tani.
Franca raporton 1998 viktima nga koronavirusi dhe ka qenë e bllokuar prej 10 ditësh, periudhë kjo që pritet të zgjatet përtej 15 prillit.
“Dua t’ia bëj të qartë popullit francez, lufta sapo ka filluar”, deklaroi kryeministri Philippe.
Ndërkohë që ministri i Shëndetësisë, Veran konfirmoi se janë marrë masat e nevojshme për pajisje dhe kapacitete spitalore shtesë për ditët sfiduese në sistemin shëndetësor te vendit.