Kryesia e Partisë Demokratike miratoi kandidatët për zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 Marsit. Kandidatët janë propozuar nga strukturat e Partisë Demokratike dhe u miratuan unanimisht nga kryesia e PD.
Bashkia Shkodër: Xhemal Bushati
Bashkia Durrës: Luan Hoti
Bashkia Lushnjë: Indrit Sefa
Bashkia Dibër: Luan Haka
Bashkia Rrogozhinë: Ferdinand Saraçi
Bashkia Vorë: Ymer Marku
Pas mbledhjes së kryesisë është vendosur që fokusi i punës do të jetë angazhimi në terren për të fituar zgjedhjet në të 6 bashkitë.
Mbledhja e sotme zgjati më shumë se 2 orë e 30 minuta. Emrat e kandidatëve që u miratuan u propozuan nga bazat e Partisë Demokratike në këto qarqe.