Kryetari i degës demokratike në Devoll, Arben Miza, ka refuzuar të votojë. Ai thotë se preferoi të ishte me demokratët e vjetër që nuk e gjetën emrin në listë, duke e quajtur këtë ofenduese.
Kryedemokrati i Devollit tregon gjithashtu se pak muaj më parë, kur PD-ja votoi kandidatët për deputetë, lista e anëtarësisë ishte shumë më e madhe.
“Si ka mundësi që demokratë të vjetër të përjashtohen nga kjo e drejtë për të votuar? Demokratë që realisht kanë luftuar dhe kanë kërkuar progresin e PD-së, meqë janë të thjeshtë dhe atyre iu humbet e drejta për të qenë pjesë e votimit. Kush jam unë që e kam emrin në listë të votoj? Duhet patjetër të jesh kryetar partie që të kesh emrin në listë? E mendova veten të fyer dhe thashë që dua të jem i barabartë me atë që e humbën këtë të drejtë. Është zhgënjyese lista me 998, pasi lista me anëtarë është mbi 2200. Ndodh ndryshe nga zgjedhjet që u bënë në tetor të vitit të kaluar”, tha mes të tjerash Miza.