Kryesore “Kthehem te populli i 2 marsit”/ Meta: Pas 24 korrikut do të...

“Kthehem te populli i 2 marsit”/ Meta: Pas 24 korrikut do të kthehem në aksion

Presidenti i Republikës Ilir Meta këtë të premte ka qenë në Korçë dhe ka dhënë një deklaratë për mediat, ku është shprehur se do të garojë në zgjedhjet e para pasi të heq kostumin.

Pas 24 korrikut, Meta tha se do të kthehet te populli i “2 Marsit”. Ai shtoi se zgjedhjet e 25 prillit nuk u fituan nga Rama por u shitën.

“Nuk kam asnjë koment për çështje që janë në proces. U uroj të gjithëve qytetarëve të Korçës mbarësi. Jo nuk kam asnjë interes se çfarë do vendosë Gjykata Kushtetuese për vendimin e parlamentit për të shkarkuar presidentin. Do të vazhdojmë deri më 24 korrik.

Mezi po pres të shpëtoj nga shoqëruesit dhe këto makinat e policisë. Mezi po më pres populli i 2 marsit. Po pres t’i jap më të mirën time atij populli që mbron qytetarët shqiptarë që dalin në mes të natës në mënyrë të dhunshme në mes të rrugës”, tha Meta.