Kryesore Në zgjedhje do të regjistrohen kandidatët e Bashës apo të Berishës? Përgjigjet...

Në zgjedhje do të regjistrohen kandidatët e Bashës apo të Berishës? Përgjigjet kreu i KQZ

Kreu i Komisionit Qendror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, ka zhvilluar sot një konferencë për mediat lidhur me organizimin e zgjedhjeve e pjesshme lokale në 6 bashki.

Celibashi tha se nëse Sali Berisha kërkon që të propozojë emra që do të kandidojnë me logon e Partisë Demokratike, duhet të paraqesë një sërë dokumentesh, një prej tyre nga gjykata e Tiranës që përmban të dhënat mbi partinë politike.

“Partia që kërkon të regjistrohet duhet të paraqesë një sërë dokumentesh, një prej tyre nga gjykata e Tiranës që përmban të dhënat mbi partinë politike, përfshirë emër, organet drejtuese të partisë politike, organet kompetente për të mbajtur marrëdhëniet me të tretët. Kështu që nuk është një çështje e komisionit është një çështje e përcaktuar mirë nga ligji dhe në momentin që do të fillojë procesi i regjistrimit të partive, ju do të merrni dijeni mbi partitë që regjistrohen dhe përfaqësuesit e tyre. Deri në momentin që flasim nuk kemi asnjë komunikim me asnjë parti, por sikur e thashë, natyrshëm mund të them diçka, por duhet ta kem sjelljen korrekte, institucionale, dhe vetëm për këtë shkak nuk kam droje për të dhënë opinionet e mia. Kur të paraqiten kërkesat për regjistrimin e partive, do të jetë përgjigja e pyetjes suaj, që në një lloj mënyre ajo mund të jetë e ditur edhe tani, si për ju edhe për mua”, u shpreh ai.

“Deri në momentin qe flasim nuk kemi asnjë komunikim me parti politikë apo grupim politik, përkufizojeni si të doni. Natyrshëm unë mund të them diçka, por do duhet ta kem sjelljen në mënyrë korrekte dhe institucionale dhe për këtë shkak, se s’kam droje për të thënë opinionet e mia, por do duhet të jem institucional, në momentin që do të paraqiten kërkesat do jetë përgjigja e pyetjes suaj që mund të jetë e ditur edhe tani për mua e të gjithë”, tha Celibashi.

Zgjedhjet e pjesshme do të kushtojnë 180 milionë lekë

Zgjedhjet e pjesshme vendore do të kushtojnë 180 milionë lekë.

Kështu deklaroi gjatë një konference për mediat në lidhje me zgjedhjet në 6 bashki Komisioneri i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi.

Ai njoftoi se në të gjitha bashkitë do të aplikohet identifikimi elektronik, ndërsa në Vorë do të aplikohet edhe votimi elektronik.

“E kemi një eksperiencë në Tiranë. Qëllimi është ta aplikojmë votimin elektronik edhe në zgjedhjet e bashkisë Vorë, por do ta diskutojmë me partitë politike”, u shpreh ai.

Zgjedhjet e pjesshme do të mbahen në 6 bashki që janë pa kryetar formal: Shkodër, Vorë, Durrës, Dibër, Rrogozhinë dhe Lushnjë.