Qeveria britanike ka vendosur të mos e lejojë Huawei-n që të jetë pjesë e rrjetit të ardhshëm 5G.
Operatorët duhet t’i heqin të gjitha pajisjet e Huawei-t deri në vitin 2027, dhe nuk do të lejohen të blejnë më pajisje të markës së fuqishme kineze.
Ministri britanik i kulturës, Oliver Dowden, tha se Qendra Kombëtare e Rrezikut Kibernetik e ndryshoi nivelin e rrezikut pas sanksioneve që vendosën SHBA-të ndaj gjigantit kinez.
Kjo është një kthesë e papritur për qeverinë britanike, e cila kishte vendosur ta lejonte Huawei-n të punonte me disa pjesë te rrjetit 5G.
Opozita britanike e qortoi vonesën e qeverisë për të bllokuar Huawei-n, duke thënë se po tregoheshin neglizhentë ndaj rrezikut të lartë që përfaqësonte.
Ministrja në hije e laburistëve për dixhitalizimin, Chi Onurah, tha se u bë kohë që parashtrohen dyshime për lejimin e Huawei-t që të kontrollojë rrjete e telefonisë së vendit, pasi vihej në rrezik siguria kombëtare.
Britanikët janë paralajmëruar nga autoritetet amerikane në lidhje me shqetësimet e tyre për Huawein. SHBA-të vendosën sanksione në maj, duke mos e lejuar kompaninë që të përdorë programe amerikane.