Pas një viti mes përplasjesh dhe qëndrimesh të kundërta mes tyre, kryeministri Edi Rama ka treguar se nuk e ka humbur konsideratën për Ditmir Bushatin, ish-ministrin e tij të Jashtëm, ndërsa e ka caktuar si të dërguarin e tij të posaçëm në OSBE.
Drejtimi i Presidencës nga Shqipëria do të jetë impenjativ dhe në çdo takim ku kryeministri Rama do të mungojë, vendin e tij në krye të tryezës do ta ketë Ditmir Bushati.
Pozicioni i të dërguarit të posaçëm nuk është një post ekzistues në hierarkinë e OSBE-së, por me pëlqim të kryeministrit do të jetë pikërisht Ditmir Bushati ai që do të përcjellë qëndrimet e drejtuesit të organizatës dhe reflekton qëndrimet e Shqipërisë në çdo takim ku Rama do të mungojë.
Ministri i Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj do të vijojë punën e tij si ministër i Jashtëm, ndërkohë që axhenda e OSBE-së i është besuar e gjitha ish-ministrit Bushati dhe ambasadorit të OSBE-së për Shqipërinë, Igli Hasani.
Emri i Bushatit është postuar edhe në faqen zyrtare të organizatës, duke kryesuar ekipin i cili do të drejtojë Presidencën shqiptare në të gjitha fushat ku do të përfshihet kryesimi i Shqipërisë.
Ky rikthim i besimit në drejtim të Ditmir Bushatit shënon edhe kthesën e parë të marrëdhënieve të tij politike me Edi Ramën.
Të dërguarit dhe përfaqësuesit specialë
Ditmir Bushati, i dërguar i posaçëm i Kryetarit aktual të OSBE-së, kryeministri Edi Rama.
Ambasadori Heidi Grau, i dërguar i posaçëm i Kryetarit aktual të OSBE-së, Edi Rama, në Ukrainë dhe në trojkën e grupit të kontaktit.
Ambasadori Rudolf Michalka, i dërguar i posaçëm i Kryetarit aktual të OSBE-së, Edi Rama për Kaukazin e Jugut.
Ambasadori Thomas Mayr-Harting, i dërguar i posaçëm i Kryetarit aktual të OSBE-së, Edi Rama për procesin e zgjidhjes në Moldavi.
Ambasadori Andrzej Kasprzyk, përfaqësues personal i Kryetarit aktual të OSBE-së, Edi Rama mbi konfliktin që ka të bëjë me Konferencën e OSBE-së në Minsk.
Kol. Sulo Mustafaraj, kreu i Grupit të nivelit të lartë për Planifikimin.
Volker Frobarth, përfaqësues në Komisionin e Përbashkët Letoni-Rusi mbi ushtarakët në pension.
Rabbi Andreë Baker, përfaqësues personal i kryetarit aktual të OSBE-së, Edi Rama, për luftën kundër antisemitizmit.
Profesor Regina Polak, përfaqësuese personale e kryetarit aktual të OSBE-së, Edi Rama, për luftën kundër racizmit, ksenofobisë dhe diskriminimit, me focus mbi intolerancen dhe diskriminimin ndaj kristianëve dhe anëtarëve të besimeve të tjera.
Ambasadori Mehmet Paçacı, përfaqësues personal i Kryetarit aktual të OSBE-së, Edi Rama për luftën kundër intolerancës dhe diskriminimit ndaj myslimanëve.
Ambasadori Melanne Verveer, përfaqësues i Posaçëm i Kryetarit të OSBE-së Edi Rama, mbi gjinitë.
Paola Severino, përfaqësues i Posaçëm i Kryetarit të OSBE-së, Edi Rama, për luftën kundër korrupsionit.
Valiant Richey, përfaqësues i Posaçëm i OSBE-së dhe Kordinator për luftën kundër trafikimit të qenieve njerëzore.
Alba Brojka, përfaqësues i Posaçëm i Kryetarit të OSBE-së për Rininë dhe Sigurinë.