Bashkëshorti yt i ardhshëm nuk duhet ta shohë për asnjë arsye fustanin tënd të bardhë para ditës së dasmës!
Ky është një nga besëtytnitë më të njohura, për të cilin si arsye mendohet fakti se mund të sjellë ters në martesën tuaj.
Ndërsa të tjerë e lidhin me faktin se, efekti i mahnitjes nuk do të jetë i njëjtë.
Por sipërmarrësja Amarda Toska e ka bërë diçka të tillë dhe hodhi poshtë këtë mit.
Ajo tregoi në emisionin “Lufta e nuseve” se për martesën e saj para 9 vitesh, fustanin e bardhë e zgjodhi bashkë me Ermal Mamaqin.
“Me Ermalin e kemi zgjedhur fustanin tim të martesës në një nga udhëtimet tona. Mendoj se duhet të shtohen nuset që e zgjidhin fustanin me burrin e ardhshëm”, tha Ami.