Bota Ku do të shkojë Boris Johnson? Planet për të ardhmen

Ku do të shkojë Boris Johnson? Planet për të ardhmen

Boris Johnson

Boris Johnson, i cili dikur ka qenë gazetar u ka thënë miqve të tij se kur të largohet nga Downing Street, nuk do të nxitojë për të gjetur një punë fitimprurëse.

Aleatët e kryeministrit në largim shprehen se Johnson nuk ka hequr dorë nga shpresa për një rikthim politik dhe nuk dëshiron të bëj asgjë pasi kjo mund ta bënte më të vështirë rikthimin.

Sipas disa analistëve Partia Konservatore mund të jetë në rrugën e humbjes së Zgjedhjeve të Përgjithshme të ardhshme dhe se Boris Johnson mund të jetë njeriu që do ta kthejë partinë drejt fitores.

Boris Johnson siguroi një fitore të madhe në vitin 2019, me partinë Konservatore që fitoi 66 vende, të mjaftueshme për të siguruar shumicën më të madhe që nga fitorja e Margaret Thatcher në 1987.

Më 5 shtator bëhet me dije se cili do të jetë kryeministri i Britanisë së Madhe Rishi Sunak apo Lizz Truss.

Për shkak të kërkesave të shumta dhe presionit 58 vjecari u dorëhoq nga detyra, ai ishte përfshirë në disa skandale që rëndonin mbi figurën e tij madje u braktis edhe nga shumë ministra.