Sport Spektakël në “San Siro”, derbi i Milanos shkon në llogarinë e kuqezinjve

Spektakël në “San Siro”, derbi i Milanos shkon në llogarinë e kuqezinjve

Goli i dyte i Leaos

Milan yjor në derbin e parë sezonal, atë të javës së pestë të Serie A. Fitore fantastike e djemve të Piolit që interpretuan pothuajse në perfeksion 90 minuta si kampionë duke fituar 3-2.

Merituan gjithçka 11 kuqezinjtë në fushë dhe tifozët në shkallë që dhuruan një koreografi madhështore në shkallët e stadiumit “San Siro”. Rafael Leao po konfirmohet njëriu lider i skuadrës 19 herë kampione të Italisë që i dha një leksion futbolli Interit të Inzaghit pothuajse gjatë gjithë ndeshjes të përgjumur dhe pa dëshirë për të bërë diçka më shumë se goli i Marcelo Brozovic edhe pse Dzeko i dha një shkundje skuadrës me një gol që rihapi ndeshjen kur shifrat ishin fiksuar në 3-1.

Realizimi i kroatit ndezi dhe fiku ndeshjen e Interit që u tërhoq dhe pësoi shumë nga presioni i Milanit që fillimisht barazoi me Leaon dhe shpërdoroi disa raste ndërsa në pjesën e dytë Giroud në një nga prekjet e pakta të topit, e ndaloi në rrjetë. Më pas historia ndryshoi sepse Milani në formatin kampion dhe me Leaon në superformë, zgjeroi avantazhin në 3-1 pas inkursionit të luzitanit për të finalizuar me golin e tretë që vrau përkohësisht ndeshjen.

Dzeko në vend të Correas ndryshoi tërësisht Interin. Boshnjaku fillimisht me një gol dhe disa tentativa ashtu si Calhanoglu vendosën në vështirësi Maignan spekrakolar me disa ndërhyrje vendimtare. Rezultati nuk ndryshoi dhe në këtë mënyrë, Interi regjistron humbjen e dytë sezonale ndërsa Milan rikthehet te fitorja që e konfirmon skuadrën për t’u mundur edhe këtë sezon.