Sport Ku ka përfunduar Juventus? Humbet me Udinezen, Interi nis të shohë titullin

Ku ka përfunduar Juventus? Humbet me Udinezen, Interi nis të shohë titullin

Humbje dramatike për Juventusin. Bardhezinjtë e Alegrit u mposhtën në “Allianz Stadium” nga Udineze me rezultatin 0-1, duke i dhënë një “asist” me aromë titulli, rivalëve të Interit, që tashmë e shohin veten në krye me një diferencën +7 dhe një ndeshje më pak.

Goli i Lautaro Xhanetit në minutën e 25-të, ishte ai që vendosi sfidën. Kjo ishte përballja e tretë radhazi në kampionat që Juventusi nuk fiton, si dhe humbja e 3-të në 24 javë kampionat.

Duket se “Zonja e Vjetër” tashmë është futur në një krizë rezultatesh dhe shikon Milanin t’i bëjë presion me 1 pikë më pak.

Sfidën e radhës Juventusi do e luajë në transfertë ndaj Veronës.